14 Dhjetor 2024, 08:52
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Në episodin e radhës së podcast-it "Flasim", Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në Shqipëri dhe Britani. Rama tha se në Angli është vështirë të gjesh ndjenjën e komunitetit që ekzistonte dikur. Sipas tij në Britani duhet të bësh dy punë, përndryshe është e papërballueshme për të jetuar. Ai thotë se rrogat në krahasim me Shqipërinë kanë dallim të madh.
"Nuk di shumë për Britaninë, por kam ndjesinë se edhe nuk është e lehtë të gjesh atë ndjenjë komuniteti që ekzistonte dikur, është bërë shumë më i largët. Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot.
Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero. Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh.
Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë. Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale", tha Rama.
edi rama
Politike
13 Dhjetor 2024, 23:00
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tha se deputetja e PS Olta Xhaçka është 50 pë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 22:47
I.A
Instituti Shqiptar i Shkencës
TIRANË- Në Tiranë Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjetjet e një studimi krahasues mb...
Politike
13 Dhjetor 2024, 22:44
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato komentoi krizën ku ndodhet Gjykata Kushtetuese dhe mënyrën si Pa...
Politike
13 Dhjetor 2024, 22:32
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtet...
Politike
13 Dhjetor 2024, 22:25
I.A
Holta Zaçaj
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj theksoi se i gjithë debati që ka lindur për ma...
Politike
13 Dhjetor 2024, 20:10
I.A
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:50
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e paralajmëruar e opozitës në 23 dhjetor do të j...
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:43
I.A
Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harres&...
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi narkoregjimin e Edi Ramës se disponon fonde dhe media të pafundme. Në fjalë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:35
I.A
Kuvendi
PRISHTINË- Më 20 dhjetor në orën 11:00 Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhje të përbashkët t...