Politike

A ka ndikuar vendimi për mandatin e Xhaçkës? Holta Zaçaj: Vendimet e Gjykatës të zbatueshme

Zaçaj u pyet nëse kjo situatë është pasojë e vendimit për mandatin e deputetes Olta Xhaçkaj, duke theksuar se nuk besonte se kjo situatë ka lidhje me ato të gjykuara dhe trajtuara nga Gjykata Kushtetuese.

13 Dhjetor 2024, 22:25 Nga I.A
A ka ndikuar vendimi për mandatin e Xhaçkës? Holta
Holta Zaçaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj theksoi se i gjithë debati që ka lindur për mandatin e saj bën fjalë për disa muaj, dhe jo për vite. E ftuar në emisionin ‘Log’ në News24, Zaçaj u pyet nëse kjo situatë është pasojë e vendimit për mandatin e deputetes Olta Xhaçkaj, duke theksuar se nuk besonte se kjo situatë ka lidhje me ato të gjykuara dhe trajtuara nga Gjykata Kushtetuese.

"Vendimet e Gjykatës Kushteuese janë përfundimtare. Për të zbatuar një vendim të Kushtetueses asnjë institucion nuk mund të vendosë pikëpyetje, qoftë edhe duke iu drejtuar Venecias. Qëndrimin tonë e kemi mbajtur, kemi dy vendime. Vendimet e Kushtetueses nuk vihen në diskutim”, tha Zaçaj.

Zaçaj u shpreh se asnjë palë, qoftë edhe Kuvendi, nuk mund ti drejtohet një institucioni tjetër, qoftë edhe Venecias, për ta pyetur a duhet të zbatoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Krizat ose mosmarrëveshjet që mund të krijohen vijnë ndonjëherë sepse nuk i referohemi ligjit. Nuk mendoj se Gjykata Kushteuese ka nevojë për arbitra që nuk i parashikon ligji”, tha Zaçaj.

holta zaçaj

Sondazh

Poll