Politike

Mandati i Holta Zaçajt/ Bardhi: Gjykata e Lartë ka tejkaluar kompetencat

Ai tha se organi përgjegjës që vendos se kur mbaron mandati i kryetares së GJK është Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

13 Dhjetor 2024, 22:32 Nga E. D
Mandati i Holta Zaçajt/ Bardhi: Gjykata e Lartë ka tejkaluar
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Bardhi i ftuar në emisionin Log në News 24, theksoi se kryetari i Gjykatës së Lartë, me deklaratën që ka bërë për mediat, ka tejkaluar kompetencat.

Ai tha se organi përgjegjës që vendos se kur mbaron mandati i kryetares së GJK është Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi u shpreh se vendimet e GJK janë të pakundërshtueshme.

"Ajo që kam parë me shqetësim është konflikti i kompetencave mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Gjykatës së Lartë me njoftimin që ka kryer, ka tejkaluar kompetencat e Kushtetutës. Nuk mundet që kryetari i Gjykatës së Lartë të thotë “se unë mendoj se ka mbaruar mandati i një anëtareje të GJK”. Në rastin konkret, kryetari i GJL nuk mund të dalë në përfundim se kur mbaron mandati i anëtares së Gjykatës Kushtetuese. Se kur u mbaron mandati i Zaçkës, i takon Mbledhjes të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe askujt tjetër, as Kuvendi. Politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë debat. Mandati mbaron me afat, duke marrë parasysh se kur bëhet betimi. Kjo situatë mund të kthehet në një precedent, ku vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk merren më për bazë. Por, vendimet e GJK nuk duhen kundërshtuar," tha Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll