Politike

"Vulën për çështjen e vë Gjykata Kushtetuese"/ Bardhi: Xhaçka pronare 50 përqind e investimit strategjik të bashkëshortit të saj

Bardhi i ftuar në emisionin Log në News 24 tha se “vulën” për këtë çështje e vë Gjykata Kushtetuese e jo PD.

13 Dhjetor 2024, 23:00 Nga E. D
"Vulën për çështjen e vë Gjykata
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tha se deputetja e PS Olta Xhaçka është 50 përqind pronare e investimit strategjik të bashkëshortit të saj, derisa mes çiftit nuk ka marrëveshje para-martesore. Bardhi i ftuar në emisionin Log në News 24 tha se “vulën” për këtë çështje e vë Gjykata Kushtetuese e jo PD.

“Për sa kohë nuk ka marrëveshje para-martesore mes Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Xhaçka është pronare 50 përqind e investimit strategjik të bashkëshorti të saj. Gjykata Kushtetuese vendos për këtë çështje. Maxhoranca ta çojë çështjen në GJK. Nëse ju dini se unë e kontrolloj GJK, ma thuaj. Por ne kemi dyshime se Gjykatën Kushtetuese e kontrollon Rama”, deklaroi Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll