Aktualitet

"Gjykata e Lartë u nxitua"/ Holta Zaçaj: Komisionit të Venecias iu drejtova si organ këshillimor

Kryetarja e Kushtetueses e konsideroi si të nxituar këtë veprim të Gjykatës së Lartë, ndërsa solli në vëmendje atë që parashikon Kushtetuta.

13 Dhjetor 2024, 21:35 Nga I.A
"Gjykata e Lartë u nxitua"/ Holta Zaçaj: Komisionit
Holta Zaçaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka sqaruar sepse iu drejtua Komisionit të Venecias lidhur me atë që po ndodh me afatet për përfundimin e mandatit të saj. E ftuar në emisionin ‘Log’ në News24, Zaçaj tha se i është drejtuar Venecias, si një organ këshillimor.

Kam funksionin e Kryetarit dhe të gjyqtarit, që është në pikëpyetje për të përfunduar. Pikërisht për këtë situatë iu drejtova Komisionit të Venecias, pasi vura në dijeni Gjykatën e Lartë, e cila, pa pritur shpalljen e vakancës nga Kushtetuesja, nisi procedurat, si organ i emërtesës”, tha Zaçaj.

Kryetarja e Kushtetueses e konsideroi si të nxituar këtë veprim të Gjykatës së Lartë, ndërsa solli në vëmendje atë që parashikon Kushtetuta. Në vijim ajo tha se iu drejtua mbledhjes së gjyqtarëve për të hequr çdo dyshim se po shpëtoja karrigen time, meqë jam edhe Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo mbledhje gjyqtarësh, unë nuk kam qenë e pranishme. Gjykata duhet të veprojë lirisht. Një mbledhje që del me votim ne e kemi si detyrim që të shpallim rezultatin. Mbledhjet për përfundimin e mandateve nuk zgjasin më shumë se 30 minuta”, tha Zaçaj.

holta zaçaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2024, 19:19 E. D

VIDEO/ Digjet magazina ushtarake në Rusi

pamje nga vendngjarja RUSI- Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë në qytetin rus të Novosibirsk në Siberi. Pam...