Aktualitet

Holta Zaçaj: Mandati im përfundon në ditën e fundit të 2025, vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ka asnjë datë

Ajo tha se në asnjë rast mandati i një anëtari të Kushtetueses nuk ka përfunduar në datën që i ka përfunduar anëtarit paraardhës në këtë Gjykatë.

13 Dhjetor 2024, 21:31 Nga I.A
Holta Zaçaj: Mandati im përfundon në ditën e fundit
Holta Zaçaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar debatin në lidhje me mbarimin e mandatit të saj. E ftuar në emisionin ‘Log’ në News24, Zaçaj tha se mandati i saj përfundon në ditën e fundit të 2025, referuar nenit 148 të kodit të procedurës civile.

Për vakancat, Zaçaj u shpreh se Gjykata e Lartë nuk e ka vënë në dijeni, duke thënë se e ka lexuar në media.

“Neni 129 i Kushtetutës thotë se gjyqtari kushtetues e nis detyrën kur bën betimin dhe e vazhdon atë për 9 vjet. Në rastin e saj, si gjyqtare dhe kryetare, problemi është krijuar se dispozita nuk ka një datë të përcaktuar, por vetëm vitin. Pra dispozita e thotë: nuk ka rëndësi nuk betohesh, por mandati përfundon në 2025. Gjithashtu edhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ka një datë”, tha ajo.

Ajo tha se në asnjë rast mandati i një anëtari të Kushtetueses nuk ka përfunduar në datën që i ka përfunduar anëtarit paraardhës në këtë Gjykatë.

Pra nëse Vitore Tushes i ka përfunduar mandati në datën 10 mars, kjo nuk ka qenë nnjë datë e mbarsur nga paraardhësi i vet”, tha Zaçaj. 

holta zaçaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2024, 19:19 E. D

VIDEO/ Digjet magazina ushtarake në Rusi

pamje nga vendngjarja RUSI- Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë në qytetin rus të Novosibirsk në Siberi. Pam...