Aktualitet

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri/ Pistoletat vinin nga Turqia dhe modifikoheshin në Ferizaj, ato shkëmbeheshin me kokainë, trafikantët kalonin pa kontroll në kufi

Gjithashtu theksohet se trafikantët përdornin ditën e shtunë dhe të dielë për kalimin në kufi pasi sipas një marrëveshje, makinat nuk kontrolloheshin dhe kjo ishte në favor të tyre.

13 Dhjetor 2024, 10:27 Nga N.F
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri/ Pistoletat vinin nga
Armët

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin policior mes Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Kosovës ku u lëshuan 14 urdhër arreste. Gjithashtu nga ky operacion janë sekuestruar 64 armë, mes tyre pistolea, snajper e kallashnikovë.

Për të zbardhur rrjetin e trafikut të armëve, policia shqiptare ka administruar dëshminë e një prej të arrestuarve në muajin maj të këtij viti, dhe ky informacion më pas i është dërguar autoriteteve kosovare.  Më tej bëhet me dije se ato vinin nga Turqia si armë sportive dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri.

Gjithashtu theksohet se trafikantët përdornin ditën e shtunë dhe të dielë për kalimin në kufi pasi sipas një marrëveshje, makinat nuk kontrolloheshin dhe kjo ishte në favor të tyre. Armët e zjarrit në Kosovë mësohet se shkëmbeheshin me para, si edhe me kokainë.

Mes emrave për trafikun e armëve nga Kosova e Shqipëria, është edhe Euxhenio Manushi, djali i muzikantit Adriano Manushi i njohur si Ad Sybardhi. I riu është arrestuar në flagrancë nga Antidroga e Tiranës tek rrethi i Kamzës 3 ditë më parë, më 9 dhjetor, teksa udhëtonte në mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Klaudio Serjani, të cilit iu gjet një sasi prej 1.5 kg kokainë, me vlerë në treg 270.000 euro.

Ai interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë. Hetimet kanë provuar se në disa episode ai së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës me lëndë narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjellë armë zjarri. 

trafiku i armeve ne kosove euxhenio manushi

Sondazh

Poll