Aktualitet

"Plumbi i Artë"/ Nga arratia kërkoi heqjen e masës “arrest me burg”, GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës

I shumëkërkuari i drejtësisë nga arratia ka nakimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ka kërkuar që t’i ndryshohet masa e sigurisë “arrest në burg”.

13 Dhjetor 2024, 10:21 Nga ZH.LL
"Plumbi i Artë"/ Nga arratia kërkoi heqjen e masës
Suel Cela

TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit, Suel Çelës, për heqjen e masës "arrest me burg". Në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", ndaj Çelës u caktua arresti me burg, në maj të vitit 2022. 

I shumëkërkuari i drejtësisë nga arratia ka nakimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ka kërkuar që t’i ndryshohet masa e sigurisë “arrest në burg”.

Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pasi ky i fundit tregoi se kishte marrë porosi nga Çela për të vrarë biznesmenin Lulzim Masha.

Gjithashtu, mësohet së për Çelën është në fuqi edhe një masë e dytë sigurie ku ai akuzohet si drejtues i një organizate kriminale.

Javë më parë GJKKO caktoi një tjetër masë sigurisë “arrest në burg” Suel Çelës, si kreu i një organizate kriminale, pas zbardhjes së bisedave në SkyECC. Si rezultat i deshifrimit të bisedave në aplikacionin famëkeq të kriminelëve, SPAK arriti të “zbërthejë nga rrënjët”, organizatën kriminale të Suel Çelës. 

suel cela gjkko arrest me burg plumbi i arte

Sondazh

Poll