Bota

Shmanget tragjedia në brigjet e Libisë, anija franceze shpëton 34 emigrantë

Sipas informacioneve shumica e këtyre të shpëtuarve janë nga Siria dhe Gambia.

12 Dhjetor 2024, 22:42 Nga E. D
Shmanget tragjedia në brigjet e Libisë,  anija franceze shpëton
foto ilustruese

Anija franceze “SOS Mediterranee Ocean Viking” ka shpëtuar sot 34 emigrantë që ndodheshin në bordin një anijeje në rrezik në brigjet e Libisë. Sipas informacioneve shumica e këtyre të shpëtuarve janë nga Siria dhe Gambia.

 “SOS Mediaterne” reagoi, duke akuzuar shtetet evropiane të cilat pengojnë misionet e shpëtimit të saj në Mesdhe. Pasi pak kohë më parë 44 emigrantë humbën jetën në bordin e një varke në portin tunizian të Sfax-it.

Sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin që nga fillimi i viti 2410 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur pasi këta u përpoqën të kalonin Mesdheun me synim Evropën. 

emigrante brigjet e libisë

Sondazh

Poll