Politike

Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Bardhi në Kuvend: Duhet të kemi një seancë urgjente dëgjimore të Zaçajt! Të deklarojë se kush po i bën presion

Bardhi në fjalën e tij ka kërkuar që të thërritet Zaçaj në seancë plenare ose në komisionin e Ligjeve dhe të deklarojë se kush po i bën presion. Ai theksoi se në njoftimin zyrtar Zaçaj është shprehur se ka presion politik, mediatik dhe ekonomik mbi anëtarët e gjykatës.

12 Dhjetor 2024, 19:08 Nga N.F
Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Bardhi në
Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar nga seanca në Kuvend në lidhje me mbledhjen e Gjyqtarëve nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Gjatë kësaj mbledhjeje ajo njoftoi se ka deklaruar mbarimin e mandatit të saj. Bardhi në fjalën e tij ka kërkuar që të thërritet Zaçaj në seancë plenare ose në komisionin e Ligjeve dhe të deklarojë se kush po i bën presion. Ai theksoi se në njoftimin zyrtar Zaçaj është shprehur se ka presion politik, mediatik dhe ekonomik mbi anëtarët e gjykatës.

Bardhi u shprej se kjo çështje e shqetëson dhe ngre pikëpyetje mbi ekzistencën e dy institucioneve të larta. Ai shtoi se nuk duhet të qëndrojë jashtë këtij debati por duhet të ketë një seancë urgjente dëgjimore të kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe atij të Gjykatës së Lartë.

“Kryetarja e Gjykatës kushtetuese ka deklaruar se ka presion politik, ekonomik mbi anëtarët e gjykatës. Mua më shqetëson kjo çështje ngre pikëpyetje mbi ekzistencën e dy institucioneve të larta prandaj ne nuk duhet të qëndrojmë jashtë këtij debati. Ne duhet të kemi një seancë urgjente dëgjimore te kryetares së gjykatës kushtetuese dhe atij të gjykatës së larte.

Ne nuk do duhet si Kuvend të qëndrojmë jashtë këtij debate që po fut kushtetuesen e Shqipërisë në një ngërç kushtueses. Mund ta fus Shqipërinë në një rrugë ku të kemi disa anëtarë të GJK, disa që mbajnë zyrën me dhunë, disa atë tjerë që zgjidhen nga organet e emërtesës duke sjellë pasoja për shtetin. Kjo mund të na krijojë probleme në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut”, tha Bardhi.

bardhi holta zacaj kuvend

Sondazh

Poll