Politike

"Goni ke vendosur të ecësh vetë duke bërtitur si trim i trembur", Balluku për deklaratat e Agron Shehajt: Je njësoj si ish-shokët e partisë! Përgjigjen do ta marrësh njësoj si ata më 11 maji

Ministrja Balluku në reagimin e saj shprehet se nuk dënjon tu përgjigjet atyre që luftën për pushtet e bëjnë me topa balte dhe jo me argumente të denja. Ajo në reagimin e saj në "Facebook" theksoi se ka dy fjalë për Shehajn të cilin e cilësoi si të vetmin vlonjat frikacak që ka njohur. 

12 Dhjetor 2024, 16:49 Nga N.F
"Goni ke vendosur të ecësh vetë duke bërtitur si trim i
Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratat e sotme të deputetit Agron Shehaj. Ministrja Balluku në reagimin e saj shprehet se nuk dënjon tu përgjigjet atyre që luftën për pushtet e bëjnë me topa balte dhe jo me argumente të denja. Ajo në reagimin e saj në "Facebook" theksoi se ka dy fjalë për Shehajn të cilin e cilësoi si të vetmin vlonjat frikacak që ka njohur. 

Balluku shprehet se ai me britmat e tij i kujton  filmin Beni ecën vetë, kur fëmija kalonte pyllin natën dhe këndonte për të mundur frikën. Sipas saj Shehaj ka vendosur të ecë vetë duke bërtitur si trim i trembur. Ajo më tej ka ngritur pyetjen se nga çfarë ka frikë ai që bërtet. Balluku shkruan se sa i përket akuzave dhe gënjeshtrave që ai artikulon në Parlament ai do të marrë përgjigje më 11 maji.

Reagimi i plotë i ministres Balluku:

Nuk denjoj zakonisht t’i përgjigjem atyre që luftën për pushtet e bëjnë me topa balte dhe jo me argumente të denja për votën që i ka sjellë këtu, por dy fjalë i kam për të vetmin vlonjat frikacak që kam njohur, i cili me britmat e tij (deri në kufijtë e ndotjes akustike) më kujton atë filmin Beni ecën vetë, kur fëmija kalonte pyllin natën dhe këndonte për të mundur frikën.


Tani ti, Goni, që ke vendosur të ecësh vetë duke bërtitur si trim i trembur, more raport mjekësor kur unë erdha në sallën e parlamentit se më kishe kërkuar interpelancë. Nuk e di nga çfarë ke frikë kaq shumë që bërtet dhe gënjen sikur këndon, po nëse kishe frikë nga ish-shokët e partisë që të futeshe në sallën e parlamentit dhe more raport mjekësor, bën mirë të kthehesh te shokët, se nuk ecet vetë duke bërtitur nga frika.


Sa për ato akuzat dhe gënjeshtrat që artikulon me britmat e tua, janë vetëm prova që ti je njësoj si ish-shokët e partisë dhe përgjigjen do ta marrësh njësoj si ata më 11 maj, kur ndryshe nga disa prej tyre që do të vijnë këtu prapë të ndezin qirinj për partinë e ikur për skrap, ti do të ikësh bashkë me partinë, se shqiptarët dinë gjithmonë kë duhet të votojnë, shqiptarët dinë gjithmonë të vlerësojnë punën dhe jo britmat e ulërimat e baltës. Pyet ish-shokët, se ata e dinë më mirë.

"Goni ke vendosur të ecësh vetë duke bërtitur si trim i

balluku agron shehaj

Sondazh

Poll