12 Dhjetor 2024, 18:36
Nga N.F
Ilir Beqja
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme po zhvillon seancë paraprake të dosjes së Sterilizimit. Seanca ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se qëndrimet e të gjithë të akuzuarve për dosjen e sterilizimit kanë përfunduar ndërsa shumica kërkuan gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë SPAK kërkon që të ketë ndarje të çështjes ku Beqja, Rrjepaj, Rrapaj të gjykohen bashkë ndërsa ata që kërkuan gjykim të shkurtuar të gjykohen veç. Kjo mund të sjellë dërgimin e të tjerëve tek Gjykata e Tiranës. Gazetarja Anila Hoxha shprehet se SPAK i ka kërkuar gjykatëses paraprake që anëtarët e komisionit të vlerësimit të ndahet çështja për ta e të shkojë për gjykim tek e Tiranës.
"Të mbahen këtu për t’u gjykuar në themel," tha prokurori këtu në GJKKO të mbahen Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj. Vetëm ish-ministri i Shëndetësisë nuk kërkoi gjykim si edhe Klodian Rrjepaj. Shtatë të akuzuarit e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar.
"Nuk ka nevojë për akt ekspertimi. Nuk kemi asnjë koment për pretendimet se për të njëjtin fakt janë ngritur dy apo tre akuza. Çështja mund të zgjidhet me gjendjen që janë aktet. Të pranohet gjykimi i shkurtuar dhe të ndahet çështja për komisionin dhe të shkojë në gjykatën e Tiranës. Të vazhdojë gjykimi në GJKKO për Ilir Beqajn," tha prokurori.
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.
Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.
spak ilir beqja
Politike
12 Dhjetor 2024, 17:13
N.F
Spiropali
TIRANË- Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend ka bërë një sqarim mbi opi...
Politike
12 Dhjetor 2024, 16:49
N.F
Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka r...
Politike
12 Dhjetor 2024, 15:53
N.F
Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës njoftoi, por nuk sqaroi se për cilin rast e ftoi Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrin Albin Kurt...
Politike
12 Dhjetor 2024, 15:31
N.F
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme po zhvillon seancë paraprake të dosjes së Sterilizimit. Seanca ka nisur ...
Politike
12 Dhjetor 2024, 14:18
M.B
Arbër Veliaj, Ajola Xoxa, Erion Veliaj
TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka ankimu...
Politike
12 Dhjetor 2024, 13:57
r.ll
ulsi manja
TIRANË- Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka ka shkaktuar debat mes mazhorancës dhe...
Politike
12 Dhjetor 2024, 13:40
ZH.LL
Asllan Dogjani
TIRANË- Debatet dhe tensionet në Kuvend nuk kanë munguar ku shpesh herë, deputetëve të Partisë Demok...
Politike
12 Dhjetor 2024, 13:16
r.ll
foto nga takimi
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Italia viva, Matteo Renzi në një postim në rrjetet e tij sociale ka b&e...
Politike
12 Dhjetor 2024, 13:18
ZH.LL
Peleshi
TIRANË- Opinioni i komisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ka shkaktuar debat në Kuvend. K...
Politike
12 Dhjetor 2024, 13:24
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori fjalën në foltore për t&eum...