Politike

Opinioni i komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Vendim pozitiv për të gjithë!

Kreu i Grupit Parlamentar, Niko Peleshi, komentoi duke e konsideruar një vendim pozitiv për të gjithë. Peleshi tha se madje ky është një vendim i mirë, më tepër për minorancën. 

12 Dhjetor 2024, 13:18 Nga ZH.LL
Opinioni i komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës,
Peleshi

TIRANË- Opinioni i komisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ka shkaktuar debat në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar, Niko Peleshi, komentoi duke e konsideruar një vendim pozitiv për të gjithë. Peleshi tha se madje ky është një vendim pozitiv, më tepër për minorancën. 

Nga foltorja, Peleshi tha se kërkesa e Kuvendit nuk kishte lidhje me me një deputet të caktuar, çështje të caktuar apo grup parlamentarësh të caktuar. Sipas tij, kërkesa kishte lidhje me kuvendin.

Niko Peleshi: Lidhur me atë çka u tha për rekomandimin e komisionit të Venecias, nuk marr përsipër të bëj trajtim teknik. Kërkesa nuk kishte lidhje me një deputetet të caktuar, çështje të caktuar apo grup parlamentarësh të caktuar. Kishte lidhje me kuvendin. Unë e falënderoj edhe njëherë para jush kryetaren e Kuvendit që nuk ndërhyri, nuk e futi komisionin e Venecias në mes të procedurës që kishim, pra për mandatin e zonjës Xhaçka, por pasi mbaroi procedura në respekt edhe të vendimit të GJK i bëri disa pyetje Komisionit të Venecias që do të na ndihmojë të gjithëve jo vetëm kuvendin por edhe institucionet e tjera. Ne nuk e ngremë flamur në mënyrë triumfuese atë vendim, sepse ai vendim ishte mendim pozitiv për të gjithë, madje më tepër për minorancën.

 

kuvend niko peleshi komisioni i venecias olta xhacka

Sondazh

Poll