Bota

Gazetarja e Sky News: Të burgosurit në Siri u goditën nga rryma, u sulmuan seksualisht dhe u varrosën të gjallë

Po ashtu Hakim thotë se era e keqe e burgut ishte mbytëse.

12 Dhjetor 2024, 15:18 Nga E. D
Gazetarja e Sky News: Të burgosurit në Siri u goditën nga rryma,
pamje nga burgu

SIRI- Prezantuesja e lajmeve të Sky News Yalda Hakim ka vizituar burgun famëkeq Sednaya. Sipas Sky News dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në atë që vendasit e quajtën "Thertorja e njerëzve". Gjithashtu për vite me radhë, janë bërë pretendime për tortura dhe ekzekutime masive atje nga regjimi i Bashar al-Assadit. Siç raportohet nga Sky News Aishja Kiki ka qenë në kërkim të djalit të saj që u vra në burg.

"Pse djali im duhet të vdesë i torturuar në duart e tyre, pse? Ai vuajti shumë. Ai më thoshte se më mirë të vdisja sesa të torturohesha. Por ata e kapën dhe e torturuan deri në vdekje." i tha ajo gazetares. 

Po ashtu Hakim thotë se era e keqe e burgut ishte mbytëse. Më tej ajo shprehet se një 'makinë dërrmuese' është përdorur për të vrarë njerëzit dhe për të asgjësuar trupat e tyre. 

“Të arrestuarit, ata që u shprehën kundër regjimit, u torturuan, u goditën nga rryma, u sulmuan seksualisht dhe u varrosën të gjallë. Një 'makinë dërrmuese' është përdorur për të vrarë njerëzit dhe për të asgjësuar trupat e tyre", shtoi Hakimi.

burgu ne siri yalda hakim

Sondazh

Poll