Politike

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Bushka: Autonomia parlamentare ka fituar të drejtën e vet

Ajo shtoi se nëse Kushtetuta i jep mundësi Parlamentit për të votuar, vota s’mund të imponohet.

12 Dhjetor 2024, 13:16 Nga M.B
Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/
Klotilda Bushka

TIRANA- Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka folur sot në Kuvend lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës. Bushka tha se Komisioni i Venecias thekson vendimin për të respektuar Kushtetutën dhe vendimet e gjykatës Kushtetuese, si element kyç i shtetit të së drejtës. Ajo shtoi se nëse Kushtetuta i jep mundësi Parlamentit për të votuar, vota s’mund të imponohet.

"Më duhet të sqaroj, komisioni i Venecias thekson vendimin për të respektuar Kushtetutën dhe vendimet e gjykatës Kushtetuese, si element kyç i shtetit të së drejtës. Nëse Kushtetuta i jep mundësi Parlamentit për të votuar, vota s’mund të imponohet. Unë besoj se Venecia ka dhënë një ekuilibër të ndërsjellët mes respektimit të vendimeve të Kushtetueses dhe të drejtës së deputetit. Nuk është çështje politike. Autonomia parlamentare ka fituar të drejtën e vetë", tha Bushka.

kuvendi

Sondazh

Poll