Aktualitet

Sherr me thika mes të rinjve në Peshkopi, plagoset një prej tyre, arrestohet një 18-vjeçar (EMRI)

Si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur, ndërsa identiteti i tij ende nuk dihet.

12 Dhjetor 2024, 09:26 Nga r.ll
Sherr me thika mes të rinjve në Peshkopi, plagoset një prej tyre,
foto ilustruese

PESHKOPI- Një sherr me thika raportohet se ka ndodhur mes të rinjve ka ndodhur në Peshkopi. Si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë për ngjarjen është vënë në pranga 18-vjeçari Orgest Hidri, i cili plagosi bashkëmoshatarin e tij. Bëhet me dije se konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, reagimi në kohë i Policisë, çoi në pranga autorin e dyshuar, menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë, po ndodhte një konflikt mes dy të rinjve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.H., 18 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F.K., 18 vjeç, banues në Peshkopi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

sherr me thika ne peshkopi orgest hidri

Sondazh

Poll