Aktualitet

Kthjellime dhe alternime vranësirash, mësoni si pritet të jetë moti ditën e sotme

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në detë të forcës 1 ballë.

12 Dhjetor 2024, 07:23 Nga r.ll
Kthjellime dhe alternime vranësirash, mësoni si pritet të
foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta kalimtare. Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formën e pikave. Parashikohet po ashtu mjegull e dendur lokale / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në detë të forcës 1 ballë.

moti 12 dhjetor 2024

Sondazh

Poll