Aktualitet

Me rroba të zeza dhe kapuç, del fotoja e njërit prej autorëve të vënies së tritolit në lokalin në Vlorë

Sipas raportimeve asnjë prej autorëve nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor. 

11 Dhjetor 2024, 22:39 Nga r.ll
Me rroba të zeza dhe kapuç, del fotoja e njërit prej
autori

VLORË- Është publikuar ditën e sotme fotoja e një prej autorëve të vënies së tritolit në lokalin e familjes së Bledar Biçajt në Vlorë. Më herët u bë me dije se dy autorët e dyshuar u arresuan nga policia, ndërsa identitetet ende nuk dihen. Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë autori shihet se është veshur me rroba të zeza dhe kapuç. Sipas raportimeve asnjë prej tyre nuk kanë pranuar të flasë para grupit hetimor. 

Shpërthimi me eksploziv ndodhur mëngjesin e 9 dhjetorit në një lokal në një lokal në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë. Lokali nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që pasi ka ndezur fitilin e tritolit është larguar menjëherë. Sipas raportimeve lokali "The Boss" është në pronësi të familjes së Bledar Birçajt. Ky i fundit është ekzekutuar para tre vitesh në Vlorë.

shperthimi ne vlore bledar biçaj

Sondazh

Poll