Aktualitet

Votuesit e opozitës presin më shumë nga SPAK, gjetjet e Barometrit

Votuesit socialistë janë më të shumtë në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK-ut (83%) Përkundër votuesve të opozitës që janë 28.2%.

11 Dhjetor 2024, 22:07 Nga r.ll
Votuesit e opozitës presin më shumë nga SPAK, gjetjet e
sondazhi

TIRANË- Pavarësisht qëndrueshmërisë së opinion publik në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK, nëse i analizojmë ata politikisht) sipas mënyrës që kanë votuar në zgjedhjet e fundit 2021), ka një ndarje të qartë mes votuesve socialist dhe votuesve të opozitës për vlerësimin e punës së SPAK. Votuesit socialistë janë më të shumtë në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK-ut (83%)

Përkundër votuesve të opozitës që janë 28.2%. Ata që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në zgjedhjet e fundit ndërkohë janë 49.7%  që kanë vlerësim pozitiv për punën e prokurorisë së posaçme. Qartazi në këto të dhëna duket se votuesit e opozitës kanë më shumë pritshmëri nga SPAK-u apo presin më shumë prej punës së këtij institucioni.

Pavarësisht qëndrueshmërisë së opinion publik në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK, nëse i analizojmë ata politikisht) sipas mënyrës që kanë votuar në zgjedhjet e fundit 2021), ka një ndarje të qartë mes votuesve socialist dhe votuesve të opozitës për vlerësimin e punës së SPAK. Votuesit socialistë janë më të shumtë në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK-ut (83%) Përkundër votuesve të opozitës që janë 28.2%.

Ata që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në zgjedhjet e fundit ndërkohë janë 49.7%  që kanë vlerësim pozitiv për punën e prokurorisë së posaçme. Qartazi në këto të dhëna duket se votuesit e opozitës kanë më shumë pritshmëri nga SPAK-u apo presin më shumë prej punës së këtij institucioni.

Qasja  në mbështetje ose jo të punës së SPAK-ut ka qenë një nga artikulimet më të shpeshta të partive politike kryesore në Shqipëri. Për sa i përket kësaj , të pyetur nga barometri 63.3% e të pyeturve perceptojnë se qeveria e mbështet SPAK-un në punën e tij, ndërsa ata që mendojnë se opozita e mbështet SPAK-un në punën e tij janë vetëm 21.2%.


Votuesit e opozitës presin më shumë nga SPAK, gjetjet eVotuesit e opozitës presin më shumë nga SPAK, gjetjet e
Përkundër atyre që mendojnë se qeveria nuk e mbështet SPAK-un në punën e tij që janë 28.2% dhe ata që e mendojnë këtë gjë për opozitën janë në nivelin e 67.1% .

Në të njëjtin kontekst pyetjesh, të pyetur nëse qeveria ka në dorë ta pengojë punën e SPAK-ut, 42.8% mendojnë se po, dhe afërsisht në të njëjtat përqindje (42.6%) mendojnë të kundërtën , se qeveria nuk ka në dorë ta pengojë SPAK-un në punën e tij./Euronews Albania

Votuesit e opozitës presin më shumë nga SPAK, gjetjet e

barometri spak votuesit e opozites

Sondazh

Poll