Sport

Trajneri i Barcelonës tani e di dënimin e tij

Hansi Flick do të dënohet me dy ndeshje pezullim, klubi do të apelojë

11 Dhjetor 2024, 18:17 Nga DOSJA

Trajneri i Barcelonës tani e di dënimin e tij

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u pezullua me dy ndeshje nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), pas përjashtimit të tij me karton të kuq nga ndeshja ndaj Betis. Sipas shtypit spanjol, klubi do të apelojë.

Sipas raportit zyrtar të ndeshjes, trajneri gjerman pa të kuqe për shkak të protestave kundër vendimeve të arbitrit, që do të thotë se do të mungojë në takimet me Leganés (15 dhjetor) dhe Atletico Madrid (21 dhjetor).

Kjo do të thotë se Hansi Flick nuk do të jetë më në pankinën e Barcelonës në ndeshjet e La Ligës në vitin 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll