Aktualitet

Qëlloi për vdekje fqinjin e tij pas një konflikti për ndërtimin e një kanali të ujërave të zeza, prokuroria çon për gjykim Maliq Markun

Rreth një vit më parë, Marku vrau fqinjin e tij pas një konflikti verbal. Ngjarja e ndodhur më 1 dhjetor të vitit 2023, ku një konflikt për kanalin e ujërave të zeza agravoi deri në përdorimin e armës.

11 Dhjetor 2024, 12:02 Nga ZH.LL
Qëlloi për vdekje fqinjin e tij pas një konflikti për
autori-viktima

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Maliq Markun, ku pritet të vendoset nëse do të çelet apo jo seanca gjyqësore në themel.

Rreth një vit më parë, Marku vrau fqinjin e tij pas një konflikti verbal. Ngjarja e ndodhur më 1 dhjetor të vitit 2023, ku një konflikt për kanalin e ujërave të zeza agravoi deri në përdorimin e armës.

Maliq Marku ka qëlluar 5 herë ndaj 55-vjeçarit, Shefqet Hasa. Në atë kohë u bë më dije se, viktima dhe fqinjët e tjerë nuk kishin darkord për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza. Autori e ka qëlluar për vdekje, ndërsa është plagosur edhe një tjetër, Ismet Keqi.

 

 

tirane

Sondazh

Poll