Aktualitet

Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 mln euro të Redjan Rrajës në Tiranë, mes tyre dhe 'Audi' i Kejvina Kthellës

Sipas njoftimit, pasuritë të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

11 Dhjetor 2024, 10:25 Nga M.B
Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 mln euro të Redjan Rrajës në
Redian Raja dhe Kejvina Kthella

TIRANA- Ditën e sotme është njoftuar se është finalizuar ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të Redjan Rrajës, Kejvina Kthellës dhe Marsela Çiçës. Bëhet fjalër për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të Redjan Rrajës,
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të Redjan Rrajës,
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të Marsela Çiçës,
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të Marsela Çiçës,
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të Marsela Çiçës,
6. Një automjet në pronësi të Redjan Rrajës,
7. Një automjet në pronësi të Kejvina Kthellës,
8. Një orë dore (Rolex).

Sipas njoftimit, pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
 
Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;
7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;
8. Një orë dore (Rolex).

Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Redjan Rraja u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit. 

Apeli i GJKKO la në fuqi në qershor të këtij viti dënimin me burg të përjetshëm për Rrajën ndërsa ndaj Ariol Halilaj u vendos dënimi me 35 vite burg. Rraja dhe Halilaj u shpallën fajtorë për disa vepra penale si vjedhje, mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe luftarake, tentativë vrasje e zyrtarëve publikë apo grup i strukturuar kriminal.

gjkko

Sondazh

Poll