11 Dhjetor 2024, 11:42
Nga M.B
Një pensionist
TIRANA- Pensionistët kanë protestuar sot sërish para Kryeministrisë duke kërkuar rritje të pensioneve të tyre. Kjo protestë e sotme ka zgjatur një orë e 30 minuta me pensionistetët që thonë se paratë që marrin nuk i mjaftojnë. Në një prononcim për mediat, një pensionist tha se bonusi i lancuar nga qeveria është një mashtrim i madh.
“Mua më ka dalë pensioni 171 mije lekë të vjetra. Janë të pamjaftueshme për çmimet që kanë shkuar në stratosferë. Por kryeministri e ka llogaritur për shportë, si ato shportat e derrave. Ne nuk jemi derra. Na thotë po s’u derdhën kontributet, nuk merrni lekë. Vetë e ka rrogën 3 milionë lekë.
Vetë i pari vjedh kontributin me ligj. Bonusi është një mashtrim i madh, turp e djallëzi e këtij kryeministri. Bonusi përbëhet nga ai 36 milionë nga buxheti i vitit të kaluar dhe pjesë tjetër nga indeksimi. Gënjen delet e partisë, jo të tjerët”, tha pensionisti.
Prej disa javësh pensionistët shqiptarë dhe akivistët e Lëvizjes Bashkë protestojnë duke ngritur zërin për të drejtat e tyre për pensione dinjitoze dhe minimumin jetik për të përballuar jetesën dhe problemet e tyre shëndetësore. Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve në Shqipëri me vetëm 4.1%, akt që u pasua me reagime të shumta si nga qytetarët ashtu edhe nga aktivistët dhe shoqëria civile.
pensionistet
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 11:26
M.B
Prindërit e Martin Canit
TIRANA- Engjëll Cani, babai i Martin Canit, ka dëshmuar për herë në parë në polici...
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 11:18
ZH.LL
Sejrani-Manushi
TIRANË- Dy të rinjtë Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën me 1 kg kokainë në Tiran...
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 10:56
ZH.LL
policia
ELBASAN- Një 23-vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Elbasan, nën dyshimin pë...
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 10:51
M.B
Seanca e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e...
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 10:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga Qendra Kombëtare e Biznesit nuk do të ofrohen më shërbime në sportel, por vetëm online nëp&e...
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 10:25
M.B
Redian Raja dhe Kejvina Kthella
TIRANA- Ditën e sotme është njoftuar se është finalizuar ekzekutimi i vendimit të G...
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 10:16
ZH.LL
DURRËS- Trupi i Branko Shkozës në një kanal në Durrës u gjet vetëm pak ditë më parë, ndërsa autori u ar...
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 09:59
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
POGRADEC- Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në aksi...
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 09:51
ZH.LL
droga
DIBËR- Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë 2 persona, të cilët kishin përshtatur ambientet e lokalit pë...
Aktualitet
11 Dhjetor 2024, 09:21
M.B
Holta Zaçaj
TIRANA- Gjykata e Lartë ka hapur procedurat e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Re...