Aktualitet

46-vjeçari arratiset nga "arresti shtëpiak", policia në Memaliaj e shpall në kërkim

46-vjeçari ishte dënuar nga GJKKO për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

10 Dhjetor 2024, 13:47 Nga ZH.LL
46-vjeçari arratiset nga "arresti shtëpiak", policia
policia

MEMALIAJ- Një 46-vjeçar me iniciale L. L., është shpallur në kërkim nga policia në Memaliaj. Policia njofton se pas kontrollit në banesën e tij, rezultoi se ky person kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

46-vjeçari ishte dënuar nga GJKKO për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Ndërkohë, policia ka nisur punën për lokalizimin e tij dhe kapjen e tij.

'Stacioni i Policisë Memaliaj shpalli në kërkim shtetasin L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 333/a dhe 334 i Kodit Penal.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 46-vjeçarit.', thotë policia.

memaliaj

Sondazh

Poll