Bota

Rusia i dha azil politik presidentit të rrëzuar të Sirisë, zëdhënësi i Kremlinit: Bashar al-Assad ka vendosur vullnetarisht të japë dorëheqjen

Gjithashtu Peskov nuk ka pranuar të komentojë më tej mbi rolin e Moskës pas rënies së regjimit të Asadit.

10 Dhjetor 2024, 16:20 Nga E. D
Rusia i dha azil politik presidentit të rrëzuar të Sirisë,
Bashar al-Assad, vldimir Putin

RUSI- Kremlini ka njoftuar ditën e sotme se udhëheqësi i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, ka vendosur të japë dorëheqjen me dëshirën e tij. 

“Largimi nga procesi i kryerjes së detyrave të kreut të shtetit ishte vendim personal i al-Assad”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për mediat ruse.

Gjithashtu Peskov nuk ka pranuar të komentojë më tej mbi rolin e Moskës pas rënies së regjimit të Asadit. Ish-presidenti sirian dhe familja e tij u larguan në Rusi, ku iu dha azil. 

Po ashtu Peskov ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin një nga aleatët kryesorë të regjimit të Asadit deri në rënien e tij ka vendosur vetë të mirëpresë familjen Assad në vend. Putin ka pasur vizita të shpeshta me Assadin në të kaluarën, por këtë herë nuk është planifikuar asnjë takim. 

bashar al-assad vladimir putin

Sondazh

Poll