Bota

Putin: Me raketat 'Oreshnik', përdorimi i armëve bërthamore mund të mos jetë i nevojshëm

Gjithashtu presidenti rus foli edhe për pushtimin e Ukrainës, duke theksuar se qëllimi është të forcohet vetë Rusia dhe të mbrohet e ardhmja e saj.

10 Dhjetor 2024, 16:05 Nga E. D
Putin: Me raketat 'Oreshnik', përdorimi i armëve
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se përdorimi i sistemeve raketore me rreze të mesme Oreshnik do të minimizojë nevojën për të përdorur armë bërthamore. Gjithashtu presidenti rus foli edhe për pushtimin e Ukrainës, duke theksuar se qëllimi është të forcohet vetë Rusia dhe të mbrohet e ardhmja e saj.

“Ne nuk po e shtrëngojmë doktrinën tonë bërthamore, por po e përmirësojmë. Dhe kështu, në përgjithësi, ajo që duhet të përmirësojmë tani nuk është doktrina bërthamore, por raketat Oreshnik. Nëse e shikoni me kujdes, një numër i mjaftueshëm i këtyre sistemeve moderne të armëve na sjell në prag të mos përdorimit të armëve bërthamore”, tha Putin.

Më tej ai tha se ngjarje kritike po ndodhin në linjën e kontaktit ushtarak në kuadër të operacionit ushtarak në Ukrainë. Por që vendi të arrijë objektivat që ka vendosur, duhet të punojë efektivisht në të gjitha fushat.

vladimir putin

Sondazh

Poll