Bota

Shembet ndërtesa 6-katëshe në qendër të Kajros, humbin jetën 8 persona, plagosen 3 të tjerë (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë, Khalid Abdel Ghaffar tha se nëntë ambulanca ishin dërguar në vendngjarje dhe se ekipet e shpëtimit ishin ende duke kërkuar nëpër rrënoja dhe për të gjetur trupa të plagosur ose të vdekur.

10 Dhjetor 2024, 15:41 Nga N.F
Shembet ndërtesa 6-katëshe në qendër të Kajros, humbin
Ndërtesa e shembur

KAJRO- Tetë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në qendër të Kajros. Lajmin e njoftoi ministria e Shëndetësisë së Egjiptit. Ministri i Shëndetësisë, Khalid Abdel Ghaffar tha se nëntë ambulanca ishin dërguar në vendngjarje dhe se ekipet e shpëtimit ishin ende duke kërkuar nëpër rrënoja dhe për të gjetur trupa të plagosur ose të vdekur.

Hetuesit policorë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mbledhin provat për të përcaktuar numrin e banorëve që ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shembjes. Ahmed Awad nga lagjja Al-Waily, i tregoi Al Ahram se ndërtesa kishte të çara dhe që në vitin 1993 ishte dhënë një urdhër për ta riparuar atë. Sipas tij, banorët kishin ankimuar vendimin, si pasojë e të cilit riparimet nuk u kryen kurrë.

Ai shtoi se, në vitet e fundit, autoritetet e zbatimit në Al-Waily dhe stacioni i policisë lëshuan më shumë se shtatë paralajmërime për ndërtesën e banesës. Pas incidentit, guvernatori i Kajros Ibrahim Saber urdhëroi caktimin e një komisioni inxhinierësh për të ekzaminuar ndërtesën. Saber urdhëroi gjithashtu evakuimin paraprak të ndërtesave fqinje derisa të bëhet një studim nga inxhinierët.

kajro viktima

Sondazh

Poll