Bota

Policia holandeze arreston tre persona pas shpërthimit që la gjashtë të vdekur në Hagë

Siç raportohet një hetim penal ka nisur për shkaqet e shpërthimit të së shtunës, i cili përveç pallatit shkatërroi disa ndërtesa fqinje në zonën e banimit në periferi të Hagës.

10 Dhjetor 2024, 15:41 Nga E. D
Policia holandeze arreston tre persona pas shpërthimit që la
pamje nga vendngjarja

HOLANDË- Policia holandeze bën të ditur se ka arrestuar ditën e sotme tre persona  për përfshirjen e tyre në shpërthimin e fuqishëm që shkaktoi zjarrin në një pallat në Hagë, duke vrarë të paktën gjashtë persona. Siç raportohet një hetim penal ka nisur për shkaqet e shpërthimit të së shtunës, i cili përveç pallatit shkatërroi disa ndërtesa fqinje në zonën e banimit në periferi të Hagës.

Gjithashtu autoritetet thanë se sekuestruan disa makina, duke lënë të kuptohet se nuk po përjashtojnë arrestime të mëtejshme të të dyshuarve. Siç theksuan ata, kanë marrë informacion për një veturë e cila është parë duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas shpërthimit. Megjithatë ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, por prokurorja e përgjithshme ka thënë se mun të jetë një akt kriminal.

Ndërsa kompania e rrjetit të gazit Stedin ka thënë se nuk ka asnjë tregues se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Ekipet e shpëtimit gjetën gjashtë trupa nga rrënojat e ndërtesës së shembur. Katër persona janë ende të shtruar në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Tre personat e vrarë ishin anëtarë të së njëjtës familje. 

shperthimi ne hage

Sondazh

Poll