Sport

Superiore/ Ja formacioni & trajneri më i mirë i javës së 17-të…

Nevil Dede është zgjedhur si trajneri i javës pas fitores, që ekipi i tij arriti në shtëpi ndaj Partizanit me rezultatin 2-1.

10 Dhjetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Superiore/ Ja formacioni & trajneri më i mirë i javës së

TIRANE - Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin pasditen e djeshme dhe ashtu si zakonisht është radha për të publikuar formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.

Teknikët e ekipeve kombëtare kanë përgjedhur 11-shen dhe trajnerin më të mirë referuar ndeshjeve të javës së 17-të.

Portieri më i mirë e kësaj jave është Edmir Sali i Dinamo City. Sakaq, mbrojtja përbëhet nga Frederic Veseli (Egnatia), Mahamadou Dembélé (KF Tirana), Antonio Marku (KF Teuta), Alex Peralta (Bylis).

Në mesfushë janë vendosur tre lojtarët Regi Lushkja (Egnatia), Albano Aleksi (Egnatia) dhe Arli Përgjoni (Bylis). Në majën e sulmit qëndron Mario Gjata i Bylis, ndërsa si sulmues i majtë është përzgjedhur Mehdi Çoba (Vllaznia) dhe sulmues i djathtë Ledjo Tresa (KF Laçi).

Nevil Dede është zgjedhur si trajneri i javës pas fitores, që ekipi i tij arriti në shtëpi ndaj Partizanit ditën e djeshme me rezultatin 2-1.

Superiore/ Ja formacioni & trajneri më i mirë i javës së

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll