Sport

Galatasaray i shqetësuar, Osimhen dëmtohet në shpinë… ja koha e rikuperimi

Ka zëra të vazhdueshme për një ndryshim të mundshëm të ekipit për Osimhen në janar. Drejtorit sportiv i Napolit, Giovanni Manna, i mohon…

10 Dhjetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Galatasaray i shqetësuar, Osimhen dëmtohet në shpinë…

TURQI - Lajm i keq për Galatasaray. Dje, në fitoren ndaj Sivasspor (rezultati final 3-2), skuadra e Buruk konsolidoi kreun e tabelës, por mori edhe një lajm të keq: dëmtimin e Victor Osimhen.

Asgjë serioze, me sa duket, por sipas kolegëve turq në TFR Sport,  sulmuesi në pronësi të Napolit, do të duhet të qëndrojë në infermieri për dy javët e ardhshme. Ky është njoftimi zyrtar për shtyp nga Galatasaray:

“Gjatë analizave të kryera në ‘Medicina’, spitali ynë sponsor, për Victor Osimhen, i cili ndjeu dhimbje në muskulin e djathtë të pjesës së sipërme të shpinës, gjatë ndeshjes kundër Sivasspor në javën e 15-të të Superligës, u konstatuan tendosje të ulëta dhe gjakderdhje në grupin e muskujve të sipërm të djathtë të shpinës dhe filloi trajtimi i lojtarit tonë."

Ka zëra të vazhdueshme për një ndryshim të mundshëm të ekipit për Osimhen në janar. A do të ndryshonin 75 milionë euro skenarët e janarit? Kjo pyetje i është bërë së fundmi drejtorit sportiv të Napolit, Giovanni Manna, i cili është përgjigjur kështu:

"Askush nuk na telefonoi, Victor është një lojtar në pronësi të Napolit që luan për Galatasaray. Ne po flasim shumë për këtë. Në këtë nuk ka absolutisht asgjë. Ne jemi të përqendruar në fushë, kemi bërë shumë operacione në verë, do të jemi gati, por për momentin nuk po mendojmë për këto gjëra”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll