Sport

PSG e ka detyrë të fitojë në Champions, Luis Enrique: “Me këto shifra do t'ia dalim”

“Statistikat tona janë shumë të mira, janë këto gjëra që përcaktojnë shanset tona për të shënuar dhe për të fituar”.

10 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

PSG e ka detyrë të fitojë në Champions, Luis Enrique:

FRANCE - Paris Saint-Germain po përjeton një krizë të thellë rezultatesh në Champions League dhe me tri ditë para përfundimit, kualifikimi për në raundin tjetër varet në një fije.

Pas humbjes nga Arsenali (2-0) dhe dy paraqitjeve të dobëta në Parc des Princes (1-1 kundër Eindhoven, 2-1 kundër Atlético Madrid), parizienët janë të detyruar të fitojnë në shtëpi të Salzburgut, për të mbajtur gjallë shpresat për të kaluar në fazën e dytë të eliminimit:

“Formula për të dalë nga ky moment mbetet shumë e qartë, është ajo që ju dhashë, pra të krijojmë më shumë raste se kundërshtari,”- është shprehur trajneri Luis Enrique.

“Nëse mund të ndërtojmë 20, 25, 30 ose më shumë shanse, aq më mirë. Duhet të pësojmë sa më pak gola, në mënyrë që kundërshtarët të kenë më pak mundësi. Statistikat tona janë shumë të mira, janë këto gjëra që përcaktojnë shanset tona për të shënuar dhe për të fituar. Efikasiteti vjen nga kjo recetë futbolli, është puna jonë çdo ditë. Ne duhet të ruajmë besimin dhe të këmbëngulim”.

Lucas Hernandez gjithashtu mund të rikthehet në skuadër kundër Salzburgut, pasi ka qenë jashtë fushës që nga maji i kaluar për shkak të një këputjeje të ligamenteve kryqëzuese në gjysmëfinalen e Champions League kundër Borussia Dortmundit. 

Luis Enrique u ndal edhe te vëllai i Theos: "Në nivel futbolli, nuk është çështje të themi se çfarë na mungon apo jo. Le të mendojmë fillimisht për lojtarin e dëmtuar, sepse është një moment i vështirë. Ai ka qenë me ne për 10-15 ditë. Ai ka një nivel të mirë përgatitjeje, nëse thirret ai mund të luajë sepse unë nuk jam mësuar të jap dhurata”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll