Sport

Përjashtohet arbitri anglez David Coote nga Shoqata e Gjyqtarëve Profesionistë...

I përfshirë në tre çështje të profilit të lartë, mes një diatrime kundër ish-trajnerit të Liverpool, Jürgen Klopp, akuza për korrupsion dhe marrjen e produkteve të paligjshme, gjyqtari David Coote u shkarkua të hënën.

9 Dhjetor 2024, 20:47 Nga DOSJA
Përjashtohet arbitri anglez David Coote nga Shoqata e Gjyqtarëve
David Coote (majtas) dhe Erik ten Hag

ANGLI - Hetimi për gjyqtarin David Coote ka përfunduar këtë të hënë, Shoqata Angleze e Gjyqtarëve Profesionistë (PGMOL) njoftoi shkarkimin e 42-vjeçarit, i cili drejtonte në Premier League që nga viti 2018, me efekt të menjëhershëm. Ai ishte pezulluar që nga muaji i kaluar, pas një videoje që e tregonte atë, duke fyer Liverpoolin dhe ish-trajnerin e tyre Jürgen Klopp.

Në këtë proces, një video e publikuar nga The Sun, e tregonte arbitrin Coote, duke nuhatur një pluhur të bardhë gjatë, me sa duket, Euro 2024, gjë që çoi gjithashtu në pezullimin e tij nga UEFA.

Dhe tabloidi shtoi një shtresë, duke pretenduar se ai do të kishte diskutuar me një mbështetës mundësinë e dhënies së kartonit të verdhë lojtarit të Leeds, Ezgjan Alioski, në prag të arbitrimit të ndeshjes midis Leeds dhe West Bromwich në tetor 2019. 

The Sun shton se arbitri, pasi e kishte paralajmëruar lojtarin, më pas i dërgoi një mesazh tifozit duke thënë: " Shpresoj se ke bërë gjënë e duhur siç u diskutua".

"Pas një hetimi të plotë mbi sjelljen e David Coote, punësimi i tij te PGMOL është ndërprerë sot me efekt të menjëhershëm,"- shkroi Shoqata e Gjyqtarëve Profesionistë Anglezë në një njoftim për shtyp, i cili shtoi se "veprimet e David Coote u konsideruan një shkelje serioze e dispozitat e kontratës së tij të punës dhe pozicioni i tij u konsiderua i paqëndrueshëm.

Është e rëndësishme për ne që të mbështesim David Coote dhe ne mbetemi të përkushtuar për mirëqenien e tij. David Coote ka të drejtë të apelojë vendimin për shkarkimin e tij”,- thuhet gjithashtu në njoftim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Dhjetor 2024, 12:30

Ederson, lideri i heshtur i Atalantës

ITALI - Braziliani Ederson Dos Santos, mesfushori i Atalantas, nuk është një lojtar i profilit të lartë sa shokët...