Sport

Briken Calja renditet i katërti në Botërorin e peshëngritjes!

Vlen të theksohet se në këtë peshë, deri në 73 kg peshngritësi shqiptarë ishte edhe më i madhi në moshë.

9 Dhjetor 2024, 19:18 Nga DOSJA
Briken Calja renditet i katërti në Botërorin e

BAHREIN - Briken Calja është renditur në vendin e kartë në stilin e shkëputjet në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit.

Peshëngritësi kuqezi arriti të ngrejë 153 kg, pasi dështoi në dy tentativat e para për 152 kg dhe vetëm për 1 kg humbi shasin për të arritur në zonën e medaljes në këtë stil, pasi një pozicion në podium e fitoi peshëngritësi kolumbian që kishte zhvilluar garën e tij në Baterinë B të peshës deri në 73 kg.

Në moshën 35-vjeçare dhe ndoshta në Botërorin e fundit për të rritur, Calja tregoi një formë shumë të mirë edhe pse në vendin e katërt. Vlen të theksohet se në këtë peshë, deri në 73 kg. peshëngritësi shqiptar ishte edhe më i madhi në moshë, vendi i parë, gjermani Gutu Robert, është 24 jec, i dyti Rashidov nga Turkmenistani po aq dhe vendi i tretë, kolumbiani Moskuera 29 vjeç.

Ndërkohë në stilin e dytë të shtytjes, peshëngritësi shqiptar nuk ia doli të ngrejë asnjërën nga të tre provat prej 183 kg, duke mos u kualifikuar dot për këtë stil dhe as për klasifikimin përfundimtar të përgjithshëm të dygarëshit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 9 Dhjetor 2024, 12:30

Ederson, lideri i heshtur i Atalantës

ITALI - Braziliani Ederson Dos Santos, mesfushori i Atalantas, nuk është një lojtar i profilit të lartë sa shokët...