Politike

"Ne kemi dërguar që në vitin 2013 një ligj për këtë qëllim!" Berisha: Do bëjmë gjithçka duhet për votën e diasporës

Berisha tha se kishte lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj që demokratët e kanë dërguar që në vitin 2013 për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

9 Dhjetor 2024, 13:06 Nga M.B
"Ne kemi dërguar që në vitin 2013 një ligj për
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot do të bëjnë gjithçka duhet për votën e diasporës. Berisha tha se Rama nuk pranoi reformën zgjedhore. Sipas tij, ata gabuan që thanë se bëmë reformë. Berisha tha se kishte lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj që demokratët e kanë dërguar që në vitin 2013 për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Jo, nuk kam një komunikim të qartë zyrtar, por në rast se debatet dhe mendimi i ekspertëve kërkon që për këtë problem të ketë ndryshime, qoftë në kod, qoftë në Kushtetutë, ne jemi të gatshëm. Pse jemi të gatshëm?

Së pari, rrugën për në Kushtetutë e ka hapur Gjykata Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është normë kushtetuese. Së dyti, ne e kemi me shumë zemër sanksionimin dhe ushtrimin e votës, absolutisht janë më shumë shqiptarë jashtë se brenda, të shqiptarëve jashtë. Pra, e kemi me shumë seriozitet, me shumë interes.

Çfarëdo që duhet për të garantuar këtë votë, ne jemi të gatshëm. Edi Rama nuk pranoi reformën zgjedhore, gabuan ata që thanë se bëmë reformë, jo, asnjë lidhje me reformën. Kishte lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj që ne e kemi dërguar që në vitin 2013 për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

sali berisha

Sondazh

Poll