Politike

Berisha: Qeverinë kujdestare për zgjedhjet ta vendosim në Kushtetutë

Berisha tha se kërkesa për qeveri teknike si akt mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 4 apo 3 muaj para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve për t'i dhënë fund këtij debati.

9 Dhjetor 2024, 13:05 Nga M.B
Berisha: Qeverinë kujdestare për zgjedhjet ta vendosim në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se qeveria teknike është kërkesë themelore, por përveç saj, lirimi i të burgosurve politikë është një kërkesë tjetër. Berisha tha se kërkesa për qeveri teknike si akt mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 4 apo 3 muaj para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve për t'i dhënë fund këtij debati. Ai shtoi se çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se Rama qeveri teknike nuk krijon, nëse nuk i imponohet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sigurisht qeveria teknike është kërkesë themelore, por përveç saj, lirimi i të burgosurve politikë është një kërkesë tjetër. Kërkesat tashmë janë botërore, janë në rezolutat e mbarë botës, ndaj dhe ne do të luftojmë për zbatimin e këtyre kërkesave. Sigurisht çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se Edi Rama qeveri teknike nuk krijon, nëse nuk i imponohet.

Sikundër deklarova mbrëmë dhe deklaroj dhe sot para jush, se kërkesa për qeveri teknike, e cila mendoj unë, si akt mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 4 apo 3 muaj para zgjedhjeve, sot e tutje të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve për ti dhënë fund këtij debati.

Këtë e ka Greqia që kur ka përmbysur juntën e kolonelëve dhe ka parë veç të mirë prej saj. Këtë e vendosi Maqedonia në këtë nivel dhe ka parë vetëm të mirë prej kësaj. Ne nuk po e kërkojmë vetëm për veten tonë dhe vetëm për këtë radhë, ndonëse ne e kemi faktuar se bëjmë zgjedhje të lira, kemi faktuar rotacionin, por kjo le të bëhet një normë kushtetuese për Shqipërinë.

sali berisha

Sondazh

Poll