Aktualitet

Tentuan të korruptonin policinë, procedohen penalisht 2 persona në Durrës

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe në rrugën “Martin Camaj”, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar dy automjete me masa administrative të papaguara.

9 Dhjetor 2024, 14:39 Nga ZH.LL
Tentuan të korruptonin policinë, procedohen penalisht 2 persona
policia

DURRËS- Policia Rrugore e Durrësit ka goditur dy raste mitdhënie në tentativë, duke proceduar penalisht dy drejtues automjetesh. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe në rrugën “Martin Camaj”, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar dy automjete me masa administrative të papaguara.

Sipas njoftimit të policisë, dy drejtuesit e automjeteve me iniciale Xh. S. dhe J. K., kanë tentuar të korruptonin punonjësit e policisë kundrejt një shume parash. Në momentin e ndalimit, ata kanë ofruar një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve të tyre.

Në vijim të veprimeve, ata u proceduan penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Durrësit godet dy raste të tjera të tentativës për mitëdhënie.

Procedohen penalisht dy drejtues automjetesh të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.

Në 24 orët e fundit janë goditur 4 raste të tentativës për mitëdhënie.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dhe në rrugën "Martin Camaj", kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K., pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë me masa administrative të papaguara, përkatësisht 10 e 12 masa administrative.

Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij
Këta shtetas u kanë ofruar punonjësve të Policisë, nga një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve.

Në vijim të veprimeve shtetasit Xh. S, dhe J. K, u proceduan penalisht për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë.

durres

Sondazh

Poll