Politike

Berisha: PD përshëndet përmbysjen e tiranisë Assad në Siri

Me anë të një mesazhi, në emër të PD-së, kryedemokrati Berisha shkruan se, pas përmbysjes së dinastisë Assad, populli sirian tani duhet të gjejë rrugën drejt lirisë dhe demokracisë që meriton.

8 Dhjetor 2024, 22:31 Nga I.A

Berisha: PD përshëndet përmbysjen e tiranisë Assad në

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për atë që po ndodh në Siri. Me anë të një mesazhi, në emër të PD-së, kryedemokrati Berisha shkruan se, pas përmbysjes së dinastisë Assad, populli sirian tani duhet të gjejë rrugën drejt lirisë dhe demokracisë që meriton.

Postimi i Plotë:

Miq, Bashar al-Assad e la Damaskun. Një diktator gjakatar, kukull e Putinit, u përmbys. Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet përmbysjen e tiranisë në Siri dhe uron që populli i Sirisë të gjejë rrugën e lirisë dhe demokracisë që meriton.

sali berisha

Sondazh

Poll