8 Dhjetor 2024, 19:25
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka cituar Ronald Regan për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria sot, i cili është shprehur se duhet një gjeneratë për tu zhdukur demokracia. Gjatë fjalës me FRPD dhe grupimit ‘Dhjetor ‘90’, Berisha ka theksuar se kjo diktaturë e cila ka privatizuar drejtësinë ka privatizuar dhe degët e pushtetit.
"Themeluan Partinë Demokratike, u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë. Nxorën Shqipërinë nga diktatura. Bëra pak histori, më shumë për të rikthyer vështirësitë e mëdha që këta kishin, por që i kaluan me të vetmen armë, guximin. Nuk kishin mbështetje këta. Ambasadat ishin të mbyllura. Ishte këtu vetëm ambasadori i Hungarisë, Ferenc Poka, mik shumë i mirë dhe ambasadori Rumun. Të tjerët i kishin vendosur pas korrikut në rikonstruksion, sepse ishin bërë nga eksodi. Kështu që të vetëm, pa ndonjë mbështetje bënë një nga revolucionet më të suksesshme demokratike në Europë.
Revolucioni i tyre pati pastaj një vlerësim shumë të madh, në Europë dhe në botë. Mësoi bota se si këta u përleshën me një diktaturë, me një diktator i cili nga një anë në aparencë sillej si Gorbaçov, si punë reformatori të themi, por që në të vërtetë ishte një Brezhnjev. Nga një anë fliste për demokraci me të gjitha mjetet, ditën pushkatonte të rinj në kufij dhe urdhëronte zvarritjen e trupave të tyre. Makabritet. E ka thënë Ronald Regan; duhet një gjeneratë për tu zhdukur demokracia. Ja ku jemi, pas 34 vitesh ne jetojmë përsëri në diktaturë. Jetojmë në një diktaturë e cila nuk ka izolimin, hiperkolektivizimin, pranon pronën private, bazohet pra në marrëdhëniet e tregut.
Askund nuk janë më të pranishme marrëdhëniet e tregut, se sa në Republikën Komuniste të Kinës. Pra diktatura ekziston edhe me pronë private, edhe në prani të iniciativës private. Diktatura është përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu. Diktatura është arrestimi dhe burgosjet politike. Diktaturë është shkelmimi i kushtetutës dhe kushtetueshmërisë. Diktaturë është shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë elektorale dhe refuzimi i rotacionit. Diktaturë është krijimi i kushteve për largimin masiv të njerëzve. Dhe kjo është sot njëra nga diktaturat më të shëmtuara të kohës.
Kjo diktaturë e cila ka privatizuar drejtësinë, ka privatizuar degët e pushtetit, e cila krijon kushte të kalkulueshme për largimin nga Shqipëria. E cila kontraktoi në këtë vend, dukuritë më të shëmtuara të ekstremit të majtë, të Xhorxh Sorosit dhe SHBA. Ndërmori këtu një sulm kundër familjes. Në shkolla dhe kopshte filloi emërtimi i prindërve 1 dhe 2. Sollën në parlament ligjin për krijimin e fermave të grave. Fëmijëve të tretë pa prind. Hapën klinikat, u krijuan dhe klinikat për këtë qëllim. Po. U kanabizua vendi," tha Berisha.
sali berisha ronald regan
Politike
8 Dhjetor 2024, 19:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se dikatura komuniste e Enver Hoxhës është ndër më...
Politike
8 Dhjetor 2024, 18:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Revolucion studentor i 1990, përzuri edhe Beogradin i cili në...
Politike
8 Dhjetor 2024, 16:50
M.B
Hashim Thaçi
HAGË- Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk u deklarua të dielën lidhur me akuzat për pengim t&eu...
Politike
8 Dhjetor 2024, 14:43
N.F
Osmani dhe Trump
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një tjetër postim në lidhje me takimin e saj me hom...
Politike
8 Dhjetor 2024, 14:25
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka reaguar ne lidhje me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Gonazto shprehet se gja...
Politike
8 Dhjetor 2024, 13:49
r.ll
fadil fazliu
HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-udhëheqësi i Agjencisë së Kosovës për Int...
Politike
8 Dhjetor 2024, 13:47
N.F
Marshimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mble...
Politike
8 Dhjetor 2024, 12:59
r.ll
kryeministria
TIRANË- Ka përfunduar marshimi i të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, i ...
Politike
8 Dhjetor 2024, 12:58
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbled...
Politike
8 Dhjetor 2024, 12:25
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur n...