Politike

Dita e Rinisë/ "BE-ja është e përkushtuar për krijimin e mundësive", Gonzato: Evropa është këtu për t’ju qëndruar pranë në realizimin e ëndrrave tuaja

Ai shtoi se integrimi Shqipërisë në Bashkimin Evropian varet gjithashtu nga përfshirja aktive dhe zërat e qytetarëve të ardhshëm të BE-së.

8 Dhjetor 2024, 14:25 Nga N.F
Dita e Rinisë/ "BE-ja është e përkushtuar për
Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka reaguar ne lidhje me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Gonazto shprehet se gjatë këtij viti ka takuar shumë të rinjë shqiptarë ndërsa thekson se energjia dhe talenti i tyre do të shtyjë Shqipërinë drejt BE-së.


“Gjatë këtij viti, kam pasur rastin të takoj shumë të rinj shqiptarë të talentuar. Energjia, idetë dhe angazhimi i tyre mund ta shtyjnë vendin më tej në rrugën drejt BE-së”, theksoi Gonzato.

Ai shtoi se integrimi Shqipërisë në Bashkimin Evropian varet gjithashtu nga përfshirja aktive dhe zërat e qytetarëve të ardhshëm të BE-së. Gonzato theksoi se nëse të rinjtë duan të shohin vendin pjesë të familjes evropiane duhet të kontribuohet përmes përkushtimit, edukimit dhe pjesëmarrjes aktive në shoqëri.

“Evropa është këtu për t’ju qëndruar pranë dhe do të vazhdojë t’ju mbështesë në realizimin e ëndrrave tuaja këtu në Shqipëri. BE-ja është e përkushtuar për krijimin e mundësive, forcimin e arsimit dhe ndërtimin e një shoqërie ku të rinjtë shqiptarë mund të lulëzojnë dhe të formojnë të ardhmen e ndritur që meritojnë”, theksoi Gonzato.

gonzato be dita e rinise

Sondazh

Poll