Politike

Osmani nxjerr foton nga takimi me Musk në Francë: Folëm për efikasitetin e qeverisë dhe luftën kundër desinformimit

Një nga takimet më të veçanta ishte ai me miliarderin dhe inovatorin Elon Musk.

8 Dhjetor 2024, 20:54 Nga I.A

 

Osmani nxjerr foton nga takimi me Musk në Francë: Folëm
Elon Musk dhe Vjosa Osmani

FRANCË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike Notre-Dame në Paris, zhvilloi disa takime të rëndësishme me figura të njohura botërore. Një nga takimet më të veçanta ishte ai me miliarderin dhe inovatorin Elon Musk.

“Me Elon Musk në Paris. Një bisedë e madhe për efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit”, shkroi Osmani.

Osmani nxjerr foton nga takimi me Musk në Francë: Folëm
Postimi

Përveç Musk, Osmani takoi edhe presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe personalitete të tjera të njohura nga mbarë bota që ishin pjesë e këtij eventi historik. Rihapja e Notre-Dame, e cila është një simbol i trashëgimisë botërore, shënoi një moment të rëndësishëm pas viteve të restaurimit që pasuan zjarrit shkatërrues të vitit 2019.

elon musk vjosa osmani

Sondazh

Poll