Bota

"Ditë historike"/ Netanyahu përshëndet rrëzimin e Assad: Urdhërova ushtrinë izraelite të pushtojë territorin në zonën tampon

Netanyahu duke vizituar një zonë pranë kufirit me Sirinë tha se ai ka urdhëruar ushtrinë izraelite të pushtojë territorin në zonën tampon për të garantuar sigurinë e Izraelit.

8 Dhjetor 2024, 15:20 Nga E. D
"Ditë historike"/ Netanyahu përshëndet rrëzimin e
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad një "ditë historike", të cilën ai ia atribuoi goditjeve të ushtrisë së tij ndaj mbështetësve të Damaskut, Iranit dhe Hezbollahut në Liban. Netanyahu duke vizituar një zonë pranë kufirit me Sirinë tha se ai ka urdhëruar ushtrinë izraelite të pushtojë territorin në zonën tampon për të garantuar sigurinë e Izraelit.

“Ne nuk do të lejojmë që asnjë forcë armiqësore të vendoset në kufijtë tanë”, theksoi ai.

Gjithashtu ministri i Mbrojtjes Israel Katz tha se vendimi për të vendosur forcat ushtarake në zonën tampon të kontrolluar nga OKB-ja u mor për të mbrojtur komunitetet izraelite në Lartësitë Golan. Duke folur në televizion nga kufiri me Sirinë, Katz tha se Izraeli është i vendosur të mbrojë këto komunitete.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll