Bota

VIDEO/ Rënia e regjimit të hekurt në Siri, statujat e Bashar Al Assad dhe babait të tij po shkatërrohen në të gjithë vendin

Në sheshin Umajad të Damaskut, disa festuan "çlirimin" duke gjuajtur të shtëna në ajër ndërsa dëgjoheshin thirrjet "Allah Akbar".

8 Dhjetor 2024, 13:57 Nga r.ll
VIDEO/ Rënia e regjimit të hekurt në Siri, statujat e Bashar Al
siri

SIRI- Pasi rebelët pushtuan Damaskun, shumë njerëz rrëzuan dhe shkatërruan statujat e Bashar al-Assad dhe babait të tij, Hafez, në Alepo, Hama, Deraa dhe gjetkë. Hafez al-Assad sundoi Sirinë nga viti 1971 deri në vdekjen e tij në vitin 200, kur u pasua nga Bashar. Për shumë vite pas vdekjes së Hafezit, statujat e tij simbolizonin kontrollin e familjes mbi vendin.

Portretet e tij ishin varur kudo, në ndërtesa publike, zyra dhe shkolla, shpesh pranë atyre të të birit. Pas pesë dekadash në pushtet, shumica e sirianëve nuk mund të kujtonin më kohën kur Assad nuk po sundonte vendin. Në sheshin Umajad të Damaskut, disa festuan "çlirimin" duke gjuajtur të shtëna në ajër ndërsa dëgjoheshin thirrjet "Allah Akbar" (Zoti është i madh).

bashar al assad renia e regjimit ne siri

Sondazh

Poll