8 Dhjetor 2024, 14:07
Nga M.B
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbështetur përpjekjet e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur” në një takim të papritur nga presidenti francez Emmanuel Macron në Paris. Sipas mediave të huaja, ata u takuan të shtunën në Pallatin Elysee për të diskutuar bashkëpunimin e tyre për “mbrojtjen” në Ukrainë.
Pas takimit, Zelensky tha se kishin rënë dakord të ndiqnin rrugën për një paqe të drejtë, duke përsëritur thënien e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, “paqe përmes forcës”.
“Të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë. Ne folëm për njerëzit tanë, situatën në terren dhe një paqe të drejtë”, tha Zelensky.
Bëhet e ditur se takimi ishte i pari i Trump me presidentin ukrainas që nga fitorja e zgjedhjeve muajin e kaluar. Ai është zotuar më parë se do t’i japë fund luftës “brenda një dite” dhe po punon për një strategji për të negociuar një armëpushim me Rusinë.
Ndërkohë Zelensky kishte thënë më parë se ai kundërshton planin e Trump për të reduktuar ndihmën ushtarake amerikane dhe për të filluar negociatat me Vladimir Putin mbi territorin në Ukrainën lindore. Megjithatë, ai ka qenë i prirur të angazhohet me strategjinë e presidentit të zgjedhur që nga fitorja e tij në zgjedhje muajin e kaluar dhe ka bërë thirrje që Ukrainës t’i jepet mbrojtje shtesë perëndimore nën “ombrellën e NATO-s” si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.
Ai ka thënë gjithashtu se do të ishte i hapur për të lëshuar katër rajone lindore të pushtuara aktualisht nga Rusia në këmbim të përfundimit të “fazës së nxehtë” të luftës. Trump thuhet se po shqyrton krijimin e një zone tampon midis Ukrainës dhe Rusisë.
lufta ukraine-rusi
Bota
8 Dhjetor 2024, 13:57
r.ll
siri
SIRI- Pasi rebelët pushtuan Damaskun, shumë njerëz rrëzuan dhe shkatërruan statujat e Bashar al-Assad dhe babait të tij...
Bota
8 Dhjetor 2024, 13:25
M.B
Dmitry Peskov
MOSKË- Kremlini deklaroi sot se Rusia është e hapur për bisedime për Ukrainën pasi presidenti i zgjedhur i SHBA...
Bota
8 Dhjetor 2024, 13:20
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Paraardhësit e lashtë të amerikanëve vendas, të njohur si populli Clovis, kryesisht hanin mam...
Bota
8 Dhjetor 2024, 13:18
M.B
Foto ilustruese
SIRIA- Qeveria e Presidentit sirian Bashar al Assad ra të dielën përballë një sulmi të rrufeshëm të...
Bota
8 Dhjetor 2024, 12:44
N.F
Georgescu
RUMANI- Kandidati presidencial në Rumani, Calin Georgescu, politikan i ekstremit të djathtë dhe prorus, së bashku me dhj...
Bota
8 Dhjetor 2024, 11:57
r.ll
foto ilustruese
SIRI- Regjimi 50-vjeçar e familjes Al Assad duket se ka marrë fund pasi rebelët pretenduan se kanë marrë në...
Bota
8 Dhjetor 2024, 11:55
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëhe...
Bota
8 Dhjetor 2024, 11:22
N.F
Zelenskyy, Macron dhe Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump bëri thirrje sot për një armëpushim të m...
Bota
8 Dhjetor 2024, 11:04
M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku u shfaq të shtunën, më 7 dhjetor, me një mavijosje nën nofullën e t...
Bota
8 Dhjetor 2024, 10:51
M.B
Foto ilustruese
SIRI- Më 27 nëntor, lufta civile në Siri, e cila filloi në vitin 2011, shpërtheu përsëri papri...