Bota

Rebelët rrëzuan regjimin e Bashar al-Assad? Kryeministri sirian: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këtë udhëheqje

Deklarata erdhi pasi rebelët hynë në Damask, morën kontrollin e kryeqytetit dhe dukshëm rrëzuan regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

8 Dhjetor 2024, 14:17 Nga M.B
Rebelët rrëzuan regjimin e Bashar al-Assad? Kryeministri sirian: Jemi
Mohammed Ghazi Jalali

SIRIA-Kryeministri sirian Mohammed Ghazi Jalali ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me çdo lidership të zgjedhur nga populli. Deklarata erdhi pasi rebelët hynë në Damask, morën kontrollin e kryeqytetit dhe dukshëm rrëzuan regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Jalali vuri në dukje se ai mbetet në vend dhe komentoi procesin e transferimit të pushtetit në një qeveri kalimtare, e cila mund të përfshijë përfaqësues të opozitës. Në një video  të postuar në rrjetet sociale Jalali ka thënë se do të shkojë në zyrën e tij për të vazhduar punën. Ai theksoi se qeveria është e gatshme t’i shtrijë dorën opozitës dhe t’i kalojë asaj funksionet e një qeverie.

“Ky vend mund të jetë një vend normal, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët e tij dhe botën, por kjo varet nga çdo lidership i zgjedhur nga populli sirian. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këtë udhëheqje”, tha Jalali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Middle East Eye (@middleeasteye)

siria

Sondazh

Poll