Aktualitet

Shpejtësi dhe parakalim i gabuar, aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Fier

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Gorre ku  një “Benz”, një “Peugeot” dhe një tjetër mjet tip “Volkswagen”, janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe manovrës së gabuar në parakalim.

8 Dhjetor 2024, 13:42 Nga M.B
Shpejtësi dhe parakalim i gabuar, aksident i trefishtë në aksin
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnjë-Fier nga ku mësohet se 3 makina janë përplasur. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Gorre ku  një “Benz”, një “Peugeot” dhe një tjetër mjet tip “Volkswagen”, janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe manovrës së gabuar në parakalim.

Bëhet me dije se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe asnjë nga drejtuesit apo udhëtarët nuk ka pësuar lëndime serioze. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe pasi ka kryer procedurat e nevojshme, ka larguar mjetet.

aksident

Sondazh

Poll