Aktualitet

EMRI/ Dhunoi fizikisht dhe tentoi të abuzonte me një 74-vjeçare, arrestohet 38-vjeçari në Pukë

Bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e Fatmir Shyti, 38-vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

8 Dhjetor 2024, 12:48 Nga M.B
EMRI/ Dhunoi fizikisht dhe tentoi të abuzonte me një
Foto ilustruese

PUKA- Një 38-vjeçar është arrestuar në Pukë pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe ka tentuar të përdhunojë një 74-vjeçare. Bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e Fatmir Shyti, 38-vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.

puka

Sondazh

Poll