Aktualitet

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohen 3 persona në Tiranë

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi u kapën me kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

8 Dhjetor 2024, 13:34 Nga N.F
Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike
Droga

TIRANË- Tre persona janëv vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi u kapën me kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Më tej policia bën me dije se gjatë kontrolleve fizike iu kanë gjetur të arrestuarve dhe sekuestruar sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata e shpërndanin lëndën narkotike në disa lagje të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

O. B., 23 vjeç, A. Gj., 24 vjeç, dhe Y. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve fizike të këtyre shtetasve iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në disa lagje të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë.

kanabis arrestim ne tirane

Sondazh

Poll