Aktualitet

Mjetet e peshkimit pezullojnë aktivitetin, Vlora pritet të përfshihet nga moti i keq

Ndërkohë parashikohet të nisin dhe reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë.

8 Dhjetor 2024, 11:40 Nga M.B
Mjetet e peshkimit pezullojnë aktivitetin, Vlora pritet të
Foto ilustruese

VLORA- Gjatë orëve në vazhdim Vlora pritet të përfshihet nga moti i keq teksa raportohet se era e fortë prej mëngjesit të kësaj të diele. Ndërkohë parashikohet të nisin dhe reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë. 

Lundrimi detar nuk është pezulluar për tragetet e linjës me Brindisin apo edhe për mjetet lundruese dhe ato të peshkimit. Mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese nuk kanë dalë në det pasi era me shpejtësi 20-25 metër për sekondë e bën të pamundur momentalisht lundrimin e tyre.

vlora

Sondazh

Poll