Aktualitet

I akuzuar nga Gjykata e Prizrenit për dhunë, arrestohet 25-vjeçari në Dibër, pritet ekstradimi i tij drejt Kosovës (EMRI)

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai akuzohet për dhunë nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

8 Dhjetor 2024, 11:40 Nga N.F
I akuzuar nga Gjykata e Prizrenit për dhunë, arrestohet
Foto ilustruese

DIBËR- Një 25-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai akuzohet për dhunë nga Gjykata Themelore e Prizrenit. 

Sipas njoftimit të policisë i riu është vënë në pranga në Maqellarë me qëllim ekstradimin në Kosovë. I arrestuari është Seladin Ramanaj. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 25-vjeçarit.

Njoftimi i plotë:

I akuzuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për vepën penale “Dhunimi”, kapet në Dibër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi në Kosovë 25-vjeçari. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe mirëkoordinimit të punës, ndërmjet strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në Maqellarë dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Seladin Ramanaj, 25 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunimi” , parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 25-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

kosove diber arrestim

Sondazh

Poll