Sport

Michail Antonio është "i vetëdijshëm dhe komunikues", pas aksidentit automobilistik

West Ham përditësoi statusin klinik të lojtarit

8 Dhjetor 2024, 09:50 Nga DOSJA
Michail Antonio është "i vetëdijshëm dhe

ANGLI - Përmes një deklarate të re, West Ham përditësoi statusin klinik të Michail Antonio, lojtarit i cili këtë të shtunë pësoi një aksident të rëndë rrugor.

Sipas klubit anglez, futbollisti është “i qëndrueshëm” dhe i “ndërgjegjshëm” dhe nën vëzhgim të përhershëm.

"West Ham United konfirmon se Michail Antonio është në një gjendje të qëndrueshme pas një aksidenti rrugor në zonën e Essex këtë pasdite.

Michail është i vetëdijshëm dhe në komunikim dhe aktualisht është nën mbikëqyrje të ngushtë në një spital në qendër të Londrës.

Në këtë moment të vështirë, i kërkojmë të gjithëve për të respektuar privatësinë e Michail dhe familjes së tij

Klubi nuk do të komentojë më tej, por do të lëshojë një përditësim të mëtejshëm në kohën e duhur,”- thuhet në deklaratën e West Hamit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll